Një biznesmen nga Brazili pasi ka përfunduar një video-konferencë me “Zoom”, harroi kamerën e kompjuterit hapur dhe shkoi të bënte dush, pa e ditur se kolegët e tij po e vështronin të habitur.
Kjo mbledhje përmes kamerës ishte organizuar nga presidenti i Federatës së Industrisë së San Paulos, Paulo Skaf. Një ndër pjestarët e kësaj mbledhje ka qenë edhe presidenti i Brazilit Jair Bosonaro i cili e ka vënë re i pari burrin që ishte zhveshur dhe do hynte të bënte dush.
Presidenti ka ndërprerë fjalimin e tij dhe shprehet: Paulo, është një koleg aty në katrorin e fundit. Ai u largua, është mirë?
“Është një burrë që po bën dush aty, lakuriq”, tha shefi i federatës.
“Për fat të keq e pamë. Ishte një pamje tronditëse, por e pamë, fatkeqësisht”, ka replikuar sërish Bolsonaro.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66