Vesa Luma dhe Big Basta janë një nga çiftet më të dashur të publikut.
Dyshja nuk hezitojnë t’i bëjnë dedikime romantike njëri-tjetrit në rrjete sociale.
Ashtu ka ndodhur dhe mëngjesin e sotëm për Vesën, e cila ka marrë një propozim të dytë për martesë në mënyrën më të bukur.
“Nëse do të të porpozoja prapë; A do martohesh për herë të dytë me mua?
Zgjidh “Po” ose “Jo”. Të dua!”, shkruan reperi në letrën e ngjitur mbi mur.
“Surpriza e mëngjesit”, shkruan Vesa, e cila me siguri duhet të jetë ndjerë mjaft e emocionuar.
Çifti janë prindër të një djali të quajtur Lian.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66