Nga partia e Ramushit do të jetë ministri i Drejtësisë, i Arsimit (tash e zëmë në PISA njërin nga pesë vendet e para) dhe ministrja e Punëve të Jashtme. Kjo e fundit i plotëson kushtet për mrekulli, sepse në vitin 2018, qe dënuar me 1.000 € gjobë dhe 8 muaj burg, i cili u shndrrua pastaj nga gjykata me kusht për një vit.
Ajo nuk ka përvojë, por nuk i duhet aspak, sepse ashtu-ashtu Hashimi do t‘i kryejë punët e saja dhe të Hotit! Mirëpo, Hoti nënshkruan!
Veliu do të jetë Ministër i Punëve të Brendshme!
E mundur se kriminelët dhe të korruptuarit dëbohen për disa javë nga Kosova, në Palma de Mallorka, apo Antalia!
BESO! Po vjen drejtësia e Mustafës dhe Hashimit!
Beso, pa qenë i dënuar, nuk fiton një post! Arsyeja?
Besohet se je frikacak ose se po shtiresh!
Qeverisë i duhen specialistë të nëntokës! Beso!
Naser Aliu
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66