Besnik Alili, Shkolla “Përparimi” në Reçicë të Madhe, në Tetovë:
Shkolla është jetë dhe aty mësojmë se si do të jetë ajo e bukur apo e vështirë.
Edhe 10 ditë na ndajnë nga përfundimi i vitit shkollor, vit ky që u shoqërua me një ngjarje jashtëshkollore, e cila na bëri ta regjistrojmë në kujtesën tonë si një ndër ngjarjet më të veçanta të jetës tonë!
Megjithatë, një nga ndodhitë më pozitive që zbatuam në praktikë gjatë periudhës së pandemisë ishte metoda e mësimit online.
Ne të gjithë humbëm buzëqeshjen, qetësinë, jo sepse një ,,virus i mallkuar,, na e ka vjedhur diellin dhe qiellin e kaltër, por sepse për nxënësit e mi kam mundur të bëj të pamundurën, ,,fshehur,, pas kompjutorit.
Përmbledhja ime sot është një falenderim dhe ndjesë për personazhët më pozitiv të kësaj kohe:
-Faleminderit nxënësve të mi për mirëkuptimin dhe mirësjelljen e tyre.
– Faleminderit prindërve që u bënë urë ndërlidhëse midis meje dhe fëmijëve të tyre.
-Faleminderit drejtorit, shërbimit pedagogjik-psikologjik dhe kolegëve të mi të cilët me impenjimin e tyre serioz çuan përpara këtë mision fisnik, pamvarësisht rrethanave të krijuara.
Sa i bukur ky itinerar në kohë!
Unë bëra atë që munda.Prindërit bënë atë që mundën.Të gjithë së bashku bëmë aq sa mundëm.
Ndaj të ecim përpara….të shkojmë në shtator me shpresën se gjithçka do të jetë ndryshe.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66