Opinionisti Hajrush Behluli, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka goditur deputetin Behxhet Pacolli i cili sipas tij po e luan rolin e viktimës, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Behluit, dihet nga të gjithë se si e bëri bërllog edhe Ministrinë e Jashtme por edhe më shumë me minstrat tjerë injorantë e të paditur që i kishte vendosur. Tani si deputet i jashtëm që e përfaqëson popullin nga Zvicra u nis me ardhë për të përfituar nga marreveshja për pushtet prap me një votë të përfituar në rrethana krejt të dyshimta me numrime dhe rinumrime herë ditën e herë natën. Me aeroplanin e tij bëri një xhiro qiellit të Atdheut dhe e provokoj edhe qeverinë e vendit të tij por edhe gjithë opinionin e gjerë duke kukatur sesi dikush nuk po e lejon me ardhë në Atdheun e tij që aq shumë po i mungonte.
Tutje sipas tij, jemi lodhur më dhe nuk kemi koh të merremi me telenovela t llojit: A po vjen Begjeti, qysh po vjen Behgjeti. Kush po e sulmon Behgjetin e kush po e mbron Behgjetin
Ky është postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:
Behgjet Pacolli, deputet dhe perfaqësues i popopullit apo një sharllatan politik.
Çfarë zori ka ky njeri që e luan rolin here herojit e here të viktimës.
Ky njeri në mandatin e kaluar e pat shfrytëzuar situatën në mungesë të numrave dhe me një deputet i mori katër ministri dhe vet u bë zv. Kryeministër dhe shef i diplomacisë Kosovare. Dihet nga të gjithë se si e bëri bërllog edhe në Ministrinë e Jashtme por edhe më shumë me minstrat tjerë injorantë e të paditur që i kishte vendosur. Tani si deputet i jashtëm që e përfaqëson popullin nga Zvicra u nis me ardhë për të përfituar nga marreveshja për pushtet prap me një votë të përfituar në rrethana krejt të dyshimta me numrime dhe rinumrime herë ditën e herë natën. Me aeroplanin e tij bëri një xhiro qiellit të Atdheut dhe e provokoj edhe qeverinë e vendit të tij por edhe gjithë opinionin e gjerë duke kukatur sesi dikush nuk po e lejon me ardhë në Atdheun e tij që aq shumë po i mungonte. Pas krejt asaj xhurulltie dhe kaosi që e bëri erdhë në pallatin e tij dhe duke luajtur rolin e viktimës dhe krejt i pëgjumur nga dëshprimi, sa nga ajo që nuk e kalli Kosovën por edhe sa nga dëshprimi që LDK-ja nuk ia ofroj asnjë copë të pushtetit të ëndërruar me të cilin pushtet prap do ta kompremetonte edhe qeverinë eventualisht që do të formohej.
Ky njeri dha deklarata skandaloze sikur paska qenë i rrezikuar nga sulmet terroriste nga Qeveria e Atdheut të tij që është edhe deputet i jashtëm që po i përfaqëson interesat e popullit nga pallati apo hoteli i tij në Zvicër, Këto deklarata kriminale të tij i shfrytëzoj për mrekulli e gjithë makineria propaganduese serbe për komprometimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Jo, Isa Mustafa nuk i dha poste, nuk ia dha këtë mundësi sepse e njeh mire dhe e din se çka bëhet kur e ka këtë karakter në qeverinë e tij.Por ky duke shpresuar edhe mëtutje për ndonjë kërmë po vazhon ta sulmon Qeverinë Kurti duke e luajtur edhe mëtutje rolin e viktimës dhe herojit njëkohësisht nga Zvizra. Këtij njeriu që thoshte më ka munguar shumë Atdheu pas dy dite që nuk përfitoj poste ministrore iku në Zvicer pa pas pengesa në qarkullim . Tani duke qenë deputet me rrogë nga taksat tona e përfaqëson popullin nga Hoteli në Zvicër dhe prap e fut fitilin në zjarrin e përçarjes duke e luajtur goxha edhe rolin e herojit të viktimizuar.
I kuptojmë Albin Kurtin, Isa Mustafën, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn me veprimet dhe deklaratat e tyre here të mbara e here të mbrapshta sepse perfaqësojnë parti e anëtarësi, ndoshta edhe ideale e kontribute në faza të ndrushme të historisë por ky njeri shtrohet pyetja çka përfaqëson, çfarë kontrubuti ka dhënë, çfarë cilësi prej politikani e qeveritari ka treguar, asgjë. Eshtë e vërtetë që ka pas sukses në biznesin e tij dhe urime për këtë dhe nuk është pasuruar në dëm të Kosovës edhe pse biznesin e tij nuk e dim a e ka të pastër apo jo sepse nuk është kjo qështje e jona.
Ne vetem i gëzohemi sukseseve të një bashkëatdhetari.Eshtë e vërtetë që ka të punësuar edhe shqiptarë në kompanitë e tija por ne nuk kemi obligime ndaj asnje punëdhënësi jashtë vendit dhe të iu japim privilegje vetem pse shqiptarët punojnë e marrin rroga sepse ata i fitojnë me punën dhe djersën e tyre.Pra Kosovës nuk i ka borxh asgjë të vërtetuar z.Behgjet Pacolli por edhe Kosova nuk i ka borxh këtij njeriu për këto ambicie të tija të tepruara dhe gjithmonë gjendet në situata duke i shërbyer patronëve të tij shpesh edhe në dëm të interesave të vendit.
Pra unë si qytetar i këtij vendi (besoj edhe opinion i gjerë ) nuk e kam të qartë se çka në të vërtetë po don z. Behgjet Pacolli dhe njerëzit e sojit të tij sepse edhe një biznesmen tjetër shpesh na e shurdhon timpanin e veshit nëpë televizione me ,,vizionin’’ e tij të përfituesit nëpër situate të ngjashme politike duke detyruar t punsuarit e tij nevojli duke i ndërruar partitë me radhë vetem e vetem për të arritur në poste ministrore me qëllimin e vetem që të përfiton edhe ma tepër dhe të prish ekuilibra politik gjithmon në dëm të interesave të vendit.
Eshtë e vërtetë që kemi nevojë për politikan të ditur , të suksesshëm dhe vizionar si kurrë më pare por jo kurrë për kësi lloj karakteresh që i kemi provuar qe njëzet vjet me radh.
Ky është opinion im dhe vetem i imi dhe kush pajtohet mirë kush jo le të na bindë për të kundërten por vetem me argumente e jo për interesa me i hy në qef Bacit se ndoshta Baci ( e quajnë bac kur kanë interes) i gjindet najherë me diçka.
Jemi lodhur më dhe nuk kemi koh të merremi me telenovela t llojit: A po vjen Begjeti, qysh po vjen Behgjeti. Kush po e sulmon Behgjetin e kush po e mbron Behgjetin.
Boll ma.
Hajrush-Hari Behluli.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66