Komisioni Europian këmbëngul që kjo rihapje të bëhet në mënyrë të bashkërenditur, sa më harmonike që të jetë e mundur dhe në mënyrë jodiskriminuese.
Komisioni rekomandon që shtetet anëtare t’i marrin vendimet e tyre në bazë të një vlerësimi shëndetësor të situatës në secilin vend dhe duke komunikuar me njëri-tjetrin.
Rikthimi i lirisë së lëvizjes brenda zonës Shengen është thelbësore për turizmin europian, një sektor që përbën 10% të PBB-së së BE-së dhe 12% të punësimit.
Në disa vende të Europës Jugore, të tilla si Greqia, Italia, Spanja dhe Portugalia, kjo përqindje është edhe më e lartë dhe nëse turistët verorë do të qëndrojnë larg brigjeve të tyre, situata ekonomike tashmë e keqe mund përkeqësohet edhe më shumë
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66