Në minutën e 39-të, Goretzka rrëmben një top në hyrje të zonës, teksa do të pengohej nga Nevan Subotic. Për arbitrin nuk ka dyshime për penallti. Nga pika e bardhë, Robert Lewandowski nuk fal, duke shënuar golin e avantazhit dhe të 40-in sezonal për këtë sezon, duke treguar se vijon të mbetet një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Bayerni merr zemër nga goli dhe në fillimin e pjesës së dytë i afrohet edhe të dytin me Goretzka-n, i cili shpërdoroi një rast në minutën e 49-të. Ndeshja u bë disi monotone, por Bayerni arriti që të shënonte edhe golin e sigurisë. 10 minuta nga fundi, Benjamin Pavard kërcen më lart se të tjerët, duke arritur që të shënojë. Flick hidhi në fushë edhe Coman, Coutinhon dhe Perisic, por deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte më. Bayerni ruan kryesimin e renditjes me 58 pikë, 4 më shumë se skuadra e Dortmundit. /R.Lika-Koha Jone/
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66