Avionëve luftarak amerikanë B1, që sot fluturuan mbi Maqedoninë e Veriut për nder të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, u është zënë rruga dhe janë provokuar nga dy avionë luftarak rus “Suhoi”, raporton TV21.
Për këtë akt ka shkruar edhe vetë Ambasada ruse në Shkup, në profilin e saj në Tuiter. “Dy lanserëve amerikanë B1 nga baza ajrore në Elsvort, Dakota Jugore, që shkonin drejt kufirit shtetëror të Rusisë mbi Detin e Zi, u është zënë rruga sot nga dy avionë luftarak rus Sukhoi.#StopNATO” shkruhet në postimin në Tuiter.
Agjencia ruse e lajmeve RussiaToday për këtë ngjarja ka shpërndarë një video me titullin “Ju lutemi largohuni”, ndërsa videoja është bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Po të njëjtën video e ka shpërndarë edhe Ambasada ruse në Shkup në profilin e saj në Tuiter.
Sot mbi Maqedoninë e Veriut fluturuan avionë ushtark të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Greqisë. Kjo u bë si shenjë mirëseardhjeje në NATO e anëtarit më të ri të Aleancës. Ambasada e SHBA ka shkruar se përmes këtij fluturimi shprehin mbështetjen e tyre të madhe ndaj Maqedonisë së Veriut.
Two U.S. B-1 Lancers from Ellworth Air Force Base, South Dakota, heading towards state border of #Russia over the Black Sea have been intercepted today by two #Russian Sukhoi fighters. #StopNATO https://t.co/cGtyAqx3tZ pic.twitter.com/GQAxNd6uOF
— Посольство России МК (@Russian_Emb_MKD) May 29, 2020
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66