Autonomia Politike Teritoriale e Shqiptarëve në Maqedoni, shtypshkronja “LUMA” dhe Xhemil Selimi!
Janar, viti 1992, shënon një ngjarje të madhe dhe historike të shqiptarëve në Maqedoni! Në këtë vit, shqiptarët përmes votimit të hapur shpallën Auronominë Politike Territoriale!
Në këtë shënim dëshiroj të vë theksin në një ngjarje shumë me rëndësi për atë kohë, pikërisht fjalën e kam tek shtypshkronja e vetme e kohës ndër shqiptar, tek shtypshkronja “Luma” e cila vepronte në Tetovë dhe në fshatin Odri të Tetovës.
Kjo shtypshkronjë drejtoheshte nga njeriu më kompeten i asaj kohe, nga themeluesi i saj z. Xhemil Selimi, një veprimtar i dalluar dhe këmbëngulës për shumë procese të asaj kohe në Maqedoninë Shqiptare.
Asokohe, puna e parë që duheshte të behej, ishte botimi i fletëvotimeve për të shpallur Autonominë Politike Teritoriale të Shqiptarëve në Maqedoni!
Për këtë punë sigurisht se subjektet politike, siç ishte Partia për Prosperitet Demoktratik nuk mund ti drejtohej që shtypjen e fletëvotimeve ta bënte ndonjë shtypshkronjë maqedonase, por me këtë punë sigurisht se kërkohej një shtypshkronjë me drejtues shqiptar, njëkohësisht kërkohej edhe një personalitet i besueshëm i cili do ta merrte përsipër që ta konkretizonte këtë punë, të botonte ose të shtypte fletëvotimet për Referendum të shqiptarëve për Autonomi në kuadër të Republikës së Maqedoniës!
Këtë detyre, këtë obligim kombëtar dhe shumë të rëndësishëm për kohën e morri me përgjegjësi të plotë z.Xhemil Selimi, themelues i shtypshkronjës LUMA!
Përgjegjësia e tij ishte e madhe, ishte një përgjegjësi që do të shkruaj dhe do ta mbajë mend historia, sepse atë guxim që kishte asokohe z.Selimi nuk e ka asnjë shqiptar i kohëve tona!
Z.Xhemil Selimi ishte shumë i vetëdijshëm se çfarë përgjegjësie morri; ai e kishte të qartë se shpallja e Autonomisë të shqiptarëve binte ndesh me interesat shoviniste sllavo-maqedonase, binte ndesh me politikën antishqiptare të maqedonasëve që drejtonin përgjatë historisë kundër shqiptarëve!
Xhemil Selimi morri mbi supe një përgjegjësi patriotike; autori i këtyre reshtave ka qenë i pranishëm në kohën kur në shtypshkronjën e tij në fshatin Odri janë shtypur fletëvotime!
Në atë kohë mbajë mend që në shtypshkronjë, unë si gazetar kam qenë me një nga përfaqësuesit e PPD-së për të parë se ku ka mbëritur puna e botimit të fletëvotimeve; aty kemi takuar z.Xhemil Selimi, me të cilin kemi folur një kohë deri sa po punohej në shtypjen e fletëvotimeve!
Sikurse sot kujtoj se, z. Xhemil Selimi e kishte të qartë se si mund të reagonte pushteti i Kiro Gligorivit!
Kështu, në atë mbrëmje të vonshme jemi ndarë nga z.Selimi, derisa unë isha korespondent i Radio Zagrebit, pesë minutëshit në gjuhën shqipe, kur edhe për herë të parë kam bërë publike qëndrimin e istitucioneve shqiptare për shpalljen e Autonomisë politike territoriale të shqiptarëve në Maqedoni!
Në atë mbrëmje për herë të parë kam realizuar intervistën e parë me kryetarin e asaj lëvizje siç ishte PPD-ja e asaj kohe, me z. Nevzat Halili.
Zoti Xhemil Selimi me punëtorët e tij, gjatë gjithë natës kishin punuar pa pushim dhe pa pikën e interesit në shtypjen e fletëvotimeve, ndonëse në mëngjesin hershëm janë privuar nga liria nga pushteti shoven i Gligorovit të asaj kohe!
Ja vlen të kujtojmë këtu se, sa i vendosur ishte z. Xhemil Selimi!Asokohe, ai ishte në një moshë të re dhe shpalljen e Autonomisë Politike të Shqiptarëve në Maqedoni e vlerësonte si një vepër të domosdoshme, si një rrugë e cila nuk ka alternativë tjetër!Puna me me fletëvotimet nga z. Selimi kuptohej si diçka jetike, e domosdoshme, si një rrugë ardhmërie dhe me perspektivë për gjeneratat e reja! Kjo rrugë sipas pikëpmajeve te atëhershme të z. Selimi, shqiptarët do të faktorizoheshin politikisht dhe fati i shqiptarëve do të merrte një rrugë më të mbarë dhe më të ndritur!
Ky referendum nga z.Selimi konsiderohej shumë jetik, shumë emocional, pamvarësisht se shtresa të caktuara të “politikanëve” shqiptarë merreshin me këto punë vetëm për të realizuar interesat e tyre personale!
Për atë ngjarje, z. Selimi kujton mbështetjen shumë të sinqertë që e ka pas nga z. Nevzat Halili!
Z. Selimi atë referenum e konsideron si veprim të guximshmë politik të shqiptarëve, kuptohet edhe si përgjigje të hapur të politikës shqiptare ndaj injorimit dhe shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni!
Shefqet MANI A news24
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66