Ka qenë më se e kuptueshme që këta horra do të bëhen bashkë, sepse u ndal hajnia dhe zhvatja e shtetit. Prandaj këta janë në gjendje të bëjnë gjithçka. Madje edhe të shpifin për gjoja dëshminë e Kurtit në Hagë. Janë bërë pjesë e përbashkët e propagandës serbe, sepse as Serbisë nuk i leverdis që Albin Kurti të jetë kryeministër, për shkak të bisedimeve me Serbinë”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Analisti politik Faik Krasniqi, duke e analizuar situatën e krijuar së fundi, pas deklarimeve dhe akuzave të oponentëve politik nga opozita, për kinse dëshminë që ka dhënë kryeministri në detyrë Albin Kurti në Gjykatën Speciale, ka thënë se kjo është një fushatë ndër më të ulëtat që po përdoret ndaj një lideri politik i cili jo vetëm që ishte i angazhuar në luftën e UÇK-s. Krasniqi vlerëson se këto shpifja të orkestruara së fundi janë vetëm edhe një storje turpi e orkestruar nga të gjithë ata që janë bashkuar kundër kreut të VV-së dhe Qeverisë që e drejton ai, për interesa të ulëta puro politike dhe për pushtet. ”Të gjithë janë bërë bashkë kundër Albin Kurtit. Janë bashkuar edhe “armiqtë” e vjetër për ta luftuar Albinin.
Partitë politike, imediat, një pjesë e madhe e analistëve dhe gazetarëve. Janë bere bashke edhe servilet. Po ashtu edhe Batoni me Beratin. Arsyeja shume e thjeshtë. Kryeministri Albin Kurti për pak kohe ne qeveri ua këputi zinxhirin e hajnisë. Ka qenë më se e kuptueshme që këta horra do të bëhen bashkë, sepse u ndal hajnia dhe zhvatja e shtetit. Prandaj këta janë në gjendje të bëjnë gjithçka. Madje edhe të shpifin për gjoja dëshminë e Kurtit në Hagë. Janë bërë pjesë e përbashkët e propagandës serbe, sepse as Serbisë nuk i leverdis që Albin Kurti të jetë kryeministër, për shkak të bisedimeve me Serbinë”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.
(Kosova Sot Online)
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66