Aktuale
DY DUAR PËR NJË KOKË, JO DUAR PËR NJËMIJË XHEPA TË HUAJ!
Vetëm një popull pa udhëheqës të denjë, i paorganizuar dhe i pambrojtur, gjithmonë është viktimë e masakrave dhe shpërnguljeve me dhunë nga të huajit, pushtuesit e trojeve etnike të tij.
Nuk është njerëzore, kombëtare dhe as fetare, që t’i kthehet shpina çdo armiku, të ulet kurrizi e të varet qava para xhelatit.
Urtia popullore nuk thotë së koti: dy duar për një krye!
Kur do të fillojmë ne shqiptarët ta përdorim kokën (mendjen) mjaftueshëm, për mbrojtjen e qenies tonë?
Popujt që çdo situatë i gjen të përgjumur, nuk mund të kenë fat më të mirë se fati që kanë pasur gjatë historisë.
(8.V.2020)
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66