Pushtetet jodemokratike, as helmin e liratin nuk ta japin pa pagesë, pse ta mundësojnë shrytëzimin e medieve pa pagesë?!
Njeriu depresiv dhe i pashpresë, edhe një shoqëri e tërë, lehtë shndërrohen në mjet (vegël) manipulimi, nënshtrimi dhe sundimi nga kushdoqoftë, kur ngulfaten para dy alternativave të vetme: vetëvrasjes ose braktisjes së ambientin depresiv (vendlindjes) ikjes sa më larg (në botën e jashtme), përballë shtetit të kapur nga nëntoka kriminale dhe mafia politike.
Nëse nuk e keni ditur, një ndër mjetet kryesore për arritjen e këtyre qëllimeve armiqësore ndaj një populli dhe një shteti janë mediet, sidomos ato elektronike. Kushtet themelore për krijimin, mbështetjen financiare të këtyre medieve, kinse të lira dhe të pavarura, në disa shtete të kontrolluara nga jashtë (shërbimet e huaja sekrete përmes fondeve të zeza), që ta luajnë rolin siç u diktohet, që të jenë në shërbim të propagandës, jo të informimit të drejtë të qytetarëve.
Nga drejtuesit, redaktorët, moderatorët, gazetarët, sidomos drejtuesit e debateve, kërkohet që sa më tepër të krijohet paqartësi dhe përhapje e mjegullnajës, dhe sa më pak qartësi, debat të qetë e konstruktiv, mosndërhyrje, ndërprerje të mendimit, ndryshim i kahes së bisedës, destruktivitet, tensione, akuza të panevojshme, nervozë, që e gjithë kjo atmosferë të përçohet te dëgjuesit dhe shikuesit; tek qytetarët, të cilët në asnjë rast nuk duhet të krijojnë bindjen se diçka është në rregull në atë shtet, me atë shoqëri dhe ata njerëz.
Futja e një shoqërie në depresion paguhet shumë nga qarqet e huaja, ndërsa drejtuesit e medieve shqiptare siç duket e luajnë këtë rol destruktiv dhe armiqësor për mrekulli.
Këto media i nervozojnë dhe tensionojnë njerëzit deri në çmenduri, ndërsa shoqërinë e futin në depresion kolektiv, që më lehtë të manipulohen dhe sundohen nga klasa politike e cila gjithashtu është në shërbim të interesave të huaja, nga vijnë porositë, koncepti i organizimit, programet, komanda dhe direktivat edhe për mediat me ndikim më të madh në atë shtet.
Shpëlarja e trurit është faza kryesore e nënshtrimit të një populli, okupimit dhe sundimit të tij.
Shqiptarët kanë nevojë për medie të lira, të pavarura dhe profesionale, jo për megafonë të propagandave të huaja armiqësore.
Abdulla Mehmeti
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66