Shefqet MANI
- Sot tre vite pa Hazbi Idrizin!
- Kjo botë ka një fund!
- Në këtë planetë për të gjithë ka një adresë!
Njerëzimi ka një rrugënisje, por ka edhe një rrugë përmes të cilës duhet të largohesh!
E gjithë kjo ka një kuptim sa të thellë, po aq edhe qiellor dhe të gjithë në këtë tokë kanë një vendqëndrim, kanë një shënim dhe, kur largohen përtej pas vete lënë një gjurmë, lënë një emër, lënë një vepër!
Kur nga kjo botë ndahet nga jeta një njeri i mirë, një njeri me shumë vlera për shoqërinë shqiptare dhe për familjen, gjithesi se ata që jetojnë pas tij, familjarë, miq, intelektual, e kujtojnë me nostalgji malëngjyese punën e tij, jetën e tij, veprat e tij shumë të nderuara e të mëdha dhe, kjo bëhet me një porosi, me një mesazh sa fisnik, po aq edhe atdhetar për gjeneratat e kombit në përgjithësi!
Në këtë grup të shqiptarëve me shumë vlera njerëzore, në taborin e shqiptarëve atdhetar e të pasinuar pas punëve shoqërore bën pjesë edhe ish kryetari i Komunës së Bogovinës, i madhi, shumë i nderuari, vëllau ynë Hazbi Idrizi!
Hazbi Idrizi ka një emër shumë të nderuar në hapësirat shqiptare!Puna e tij, veprat e tij atë e mbajnë gjallë sot e në përjetësi!
Kështu, kur kujton Hazbi Idrizin, kujton themelet e Komunës së Bogovinës, kujton sukseset e kësaj komune, kujton rrugën e tij shumë të ndritur në shërbim të shoqërisë në këto zona!
Në këtë kohë, pikërisht tani, kuptohet dhe ndjehet shumë thellë mungesa e këtij njeriu të madh, mungesa e një ideatori të suksesshëm të institucioneve shqiptare, mungesa e ideve për shumë projekte jetike për Komunën e Bogovinës dhe Pollogun si tërësi!
Hazbi Idrizi fizikisht nuk është në mesin tonë, por fryma e tij reflektuese dhe shumë pozitive akoma jeton në botëkuptimin e çdo shqiptari me gjak e farë shqiptari!
Ne si shoqëri këtë kategori të njerëzve kur janë të gjallë, në raste të shumta nuk ua dimë ose nuk i’a pranojmë vlerat dhe, kur ikë nga kjo botë atëherë kujtohemi për ta!
Megjithatë, vlera e Hazbi Idrizit është sakrificë, është përkushtim për gjeneratat që vijnë pas!
Presonaliteti i Hazbi Idrizit është figurë e ngritur morale dhe ky epitet real përkon shumë me punën e tij, me dashurinë e mirësinë shpirtërore, me dëshirën për të bërë e parë mirë e më mirë ardhmërinë!
Hazbi Idrizi shpesh thoshte se, me punën e mirë ke nderuar vetveten dhe shoqërinë!
Për këtë figurë gjithsecili kishte nderim e respekt të veçantë, meqë sa ishte në jetë na la në kujtesë gjëra të bukura, porosi pune, porosi për të investuar sa më shumë për vendin tonë, për rininë tonë të shpresës!
Mbetet një kujtim i paharruar për këtë presonazhë shumë pozitiv të kësaj bote! Pastërti e shpirtit, pastërti e mendjes, pastërti e jetës, figurë që secili do ta lakmonte është njeriu i ideve pozitive, Hazbi Idrizi!
Të ndritë shpirti atje ku prehesh, vëlla Hazbi Idrizi!
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66