Kjo e Hënë është një ditë shumë e veçantë për familjen e Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit. Vogëlushi i tyre, Ansi feston 4-vjetorin e lindjes dhe nuk kanë munguar urimet e shumta nga njerëzit e dashur.
Andrra ka publikuar në publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto që përkojnë me periudha të ndryshme, që nga lindja e vogëlushit e deri më sot. Krahas fotos ajo i ka dedikuar Ansit fjalët më të ëmbla, teksa shprehet se ai është bekimi i çdo dite.
“E falenderoj zotin për gjithçka kam, por asnjëherë s’do të jetë mjaftueshëm për ty! E di, e ndjej se dielli yt nuk do të shuhet kurrë, por çfarëdo të na servirë jeta unë premtoj të jem me ty pakohë në çdo hap tëndin. Mos e ndal kurrë vrapin e jetës, për askënd e asgjë…Je në çdo lutje timen, biri im! Të dua sikur mos kishte një të nesërme… 4 vite me ty ishin më shumë se një ëndërr. Gëzuar ditëlindjen, bekimi im i çdo dite”, ka shkruar Andrra.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66