Musa Gudo, i dashuri i 23-vjeçares që paraqiti një denoncim se ai e kishte përdhunuar bashkë me shokun e tij Orges Aliçani, do të qëndrojë në burg. Në seancën e së premtes, Gjykata e Fierit dha vendimin edhe për shokun e tij, për Oges Aliçanin, i cili do të parqitet sa herë që Gjykata ta thërrasë, pasi mori masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. 23-vjeçarja pretendon se para disa ditësh i dashuri e kishte ftuar në shtëpinë e tij, ku ndodhej bashkë me shokun e tij, të cilin ajo e njihte më parë.
Vajza ka treguar se mes tyre kishte nisur një bisedë për një shumë parash. Në atë moment, djemtë i kishin kërkuar vajzës që t’u siguronte një sasi parash pasi kishin tepër nevojë, duke i sugjeruar që t’i merrte nga të afërmit e saj. Mësohet sipas tregimit të vajzës, ajo ka refuzuar, çka ka bërë që ata ta përdhunojnë me forcë.
Në gjendje të rënduar psikologjike, vajza thotë se i ka treguar familjarëve çfarë kishte ndodhur. Pas mbledhjes së provave, të mërkurën policia bëri të mundur arrestimin e dy djemve. Një prej tyre ka qenë i dënuar më parë kundërshtim dhe goditje të prokurorit.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66