Ngjarja fatale e një 17 vjeçari ka nxitur studentët në Britani të flasin për presionin që po përjetojnë nga mësimet gjatë izolimit.
Matthew Mackell u gjet i vdekur në Parkun Dunorlan në Tunbridge Wells, Kent më 7 maj. Fillimisht policia ngriti dyshimet se ishte një vrasje por si kidhte vrarë vetën.
Vëllai i tij Chris Mackell thotë se Mateut ishte një nxënës ekselent dhe kishte frikë për të ardhmen e tij, pasi izolimi kishte ndikuar në rezultatet e mësimeve
Vëllai i tij tha:
Ai tregonte shpesh herë që nuk ndjehej mirë dhe nuk lexonte sa duhej. Por unë nuk shikoja ndonjë problem pasi ai ishte shumë mirë me mësime. Askush nuk e kishte menduar që Matt ishte i shqetësuar për këtë gjë.
Më tej ai tregon se Matt donte të studionte në universitet për ekonomist por ëndrrat e tij u shuan bashkë me të. Ndërsa po vuajnë për humbjen e djalit të tyre, prindërit e Matt kanë folur për mediat në mënyrë që të bindin të tjerët që të mos e vuajnë këtë fenomen në heshtje.
Vëllai i Matt shtoi:
Nëse jeni të shqetësuar se si do të jenë rezultatet tuaja pas izolimi, mos e bëni. Ju mund të fitoni më shumë se sa të humbisni.
Një faqe për mbledhjen e fondeve ka mbledhur më shumë se 7,300 paund për të paguar shpenzimet e funeralit të Matt dhe për të mbjellë një pemë përkujtimore në Dunorlan Park në kujtesën e tij.
JustGiving, babai i Mateut Michael Bond, 48 vjeç, i cili e përshkroi djalin e tij si djaloshin më të dashur që kishte takuar ndonjëherë, tha:
Dua të theksoj për ju të gjithë, që nëse dikush ka nevojë të bisedojë për ndonjë gjë që i shqetëson ata, ju lutemi flisni me dikë, mos e mbani atë për vete. Kontrolloni njerëzit tuaj të dashur, sigurohuni që ata janë në rregull, jepni një përqafim bisedoni.
Vargjet e luleve u vendosën në një urë në Dunorlan Park në kujtim të adoleshentit, ndërkohë që policia e mbylli këtë zonë për një farë kohe në mënyrë që të kryente hetimet e duhura.
Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ-Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66