Është ndryshuar masa e sigurisë për Albano Kusin. Gjykata e Apelit në Tiranë e ka lënë të lire duke ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”.
Albano Kusi akuzohej për moskallëzim krimi në vrasjen e Indrit Çelës ndërsa mësohet se ky vendim është marrë në kuadër të luftës së qeverisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit në burgje.
Kujtojmë se ai është vetëdorëzuar në mesin e Dhjetorit të kaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë pas akuzave për bashkëpunim në vrasjen e Indrit Çelës më 22 Gusht të vitit 2019 në ambientet e shtëpisë së Bujar Kusit.
Tre ditë pasi Albano është dorëzuar në polici, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhërin e për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku u caktua masa e sigurisë, ”Arrest ne burg”, për Albano Kusi për Vepraën Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në procesin e zhvilluar ndaj tij Kusi kishte deklaruar përmes avokatit se nuk kishte asnjë fakt me të cilin ta lidhnin me vrasjn e Çelës.
Kujtojmë se Griseldo Kusi 31 vjeç dhe Albano Kusi 28 vjeç u shpallën në kërkim në muajin Gusht të këtij viti, ndërsa akuzohen për vrasjen e Çelajt.
Të dy ishin emra të njohur për policinë dhe me precedent penal të mëparshëm por çuditërisht liroheshin nga gjykata vazhdimisht.
Personi që sot u lirua përsëri nga gjykata, Albano Kusi në 2011 doli para gjyqit për vrasjen e Shkëlqim Nozllit, i cili u gjet i vrarë në 18 tetor të vitit 2010.
Nga hetimet e kryera u mësua se zanafilla e krimit ishte nje borxh i papaguar mes viktimës dhe te dyshuarit si autor i ngjarjes si edhe pazaret për blerjen e dy pistoletave ne te cilin ishin perfshirë edhe dy punonjës së Policisë së Burgjeve.
Griseldo Kusi është po ashtu i akuzuar për të paktën 2 tentativa vrasjeje.
Nuk mbaron këtu pasi edhe babai i tyre rezulton person me precedentë penale pasi në 2015-n është proceduar në prokurori i akuzuar për vjedhjen e energjisë elektrike.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66