Virusi-Korona po vret me mija, ajo godet aty ku është më hollë, aty ku është ma e ndishme!
Ty të vrau, stresi, paniku e pamundesi me u përballë me fatkeqësin e krijuar prej njeriut kunder njeriut.
E ti na vrave ne, mish nga trupi im shkye me përdhunë, e gjak prej gjakut tim te harxhuem deri në pikën e fundit.
Ti ishe gëzim e shpresë për ne, sa hap e mbyllë sytë u ktheve në lot e vuajtje për ne dajat, për nënën, për vëllezërit e motrat, miqët e mbarë bashkëkombasit tuaj anëmban.
Sotë nuk te pret atdheu, nipi im i dashur, por se shtepia par ob!
Kurrë skishe deshirë me shkua vetëm në kosovë, e si me t´nisë vetëm për atdhe, nipi im i dashur!
Nipalani im i dashur, ma i miri im na le me lot e dhimbje në shpirt!
Kush do ta qaj sharmin, sjelljen, rininë e dashnine tende qe kishe për ne,
kush do ta mbëshjellë trupin e ri me petkun e bardhë të zisë së madhe!
Nuk ka moment te volitshme për vdekje, por ti na gjete peng te zanun.
Na e theve krenarin qe kishim për ty, na e mbylle gojë me dry hekuri të mos flasim për yllin tonë qe u shua e na ktheu dritën në errësirë.
Edhe kjo pranverë po na qelë krahthyer, lule vyeshkur me dhimbjen lis me rrema, nipi im i dashur.
Na i mbylle dritaret e shpirtit me perdet e zisë në momentin kur ti mbylle sytë plot dritë e gjallëri qe kishe.
Të kishim në duar, e tani me sytë e përlotur ndër pënda qepallash të kerkojm atje lart n´mes yjesh në qiell, nipi ime i dashur!
Avulli i zisë po lodhë zemrën time në dy agimet pa mengjes po len gjurmtë e zisë në mua për jetë!
Në mengjesin e tretë pa ty, bota ime e mjerë bredhë rrugëve boshe pa frikë, porse me deshirën qorre se të takoj diku!
Vuajtjen, zinë e pikllimin ma vulose në fetyrë nipi im i dashur.
13.04.20, Bavari
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66