Gjatë natës të së dielës në 19 Prill, dyqani Vodafone në “Corso Italia” dhe dyqani Apple tek “Largo Ciro Menotti” ndezën sinjalet e alarmit.
Patrullat e policisë mbërritën në zonë dhe kapën në flagrancë një shqiptar të ditëlindjes 1992, me iniciale N.A, i cili tentoi të largohej me një biçikletë.
I riu u ndalua pasi u përplas me një makinë policie teksa tentoi të largohej.
Ai u arrestua në flagrancë ndërsa ka tentuar të thyejë xhamat e dyqaneve për t’u futur në ta si edhe kanë treguar kamerat e sigurisë.
I riu akuzohet për krime kundër pasurisë dhe vjedhje ndërsa në Gjykatën e Pizës do të mbahet të hënën 20 prill seanca kundër tij, ndërkohë i riu është nën arrest shtëpiak në rezidencën e tij.
Burimi: pisatoday Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66