FURNIZOHU PREJ SHTËPISË!
Vezë Sharri & Lecker në kuadër të situatës së krijuar me masat e fundit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve, ka ndërtuar një platformë të porosisë online për të gjithë gamën e produkteve të saj dhe në këtë formë do gjendet pranë qytetarëve për të plotësuar nevojat e tyre ushqimore pa dalë nga shtëpia përmes porosisë online.
Qëndro në shtëpi, Vezë Sharri & Lecker vjen tek ti në këto ditë të vështira. Porosit shportën tënde ushqimore kudo që të ndodhesh. Bëni porosinë tuaj online deri në ora 11:00 dhe e njëjta do arrij në adresën tuaj deri në ora 15:00 po të njëjtën ditë. Porositë pas orës 11:00 dorëzohen ditën e nesërme.
Për porosi na kontaktoni në:
– Facebook;
– E-mail info@vezesharri.com.mk dhe
– SMS në numrin tonë 078 459 477 (Viber &Whatsapp)
Dërgesa është 150 denarë, kurse për porositë mbi 500 denarë dërgesa është falas.
Ky shërbim për momentin është i disponueshëm vetëm për komunën e Tetovës dhe Zhelinës. Për fshatrat malore të këtyre komunave dërgesa bëhet një herë në javë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66