Ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq ka deklaruar se masa e reciprocitetit e paralajmëruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është më e keqe sesa taksa 100 për qind e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Ai ka thënë se me këtë strategji të ndjekur nga Kosova, “tregtia do të jetë zero”
Ndaj deklaratës së tij ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, përmes juristit Getoar Mjeku. Ky i fundit, ka thënë se Lajiq duhet të japë përgjegjësi për barrierat gjithherë e ma të ashpra ndaj Republikës së Kosovës, përcjell Bota sot.
Ai ka shtuar se këto barriera shkelin marrëveshjet ndërkombëtare për tregti të lirë dhe rëndojnë ekonominë e rajonit në kohë pandemie.

Ky lajm mund t’i gëzojë ata që mbronin tarifën 100-përqind në emër të atdhetarisë. Por kreu i autoritetit të tregtisë në Serbi, z. Rasim Lajić, duhet të japë përgjegjësi për barrierat gjithherë e ma të ashpra ndaj Republikës së Kosovës. Këto barriera shkelin marrëveshjet ndërkombëtare për tregti të lirë dhe rëndojnë ekonominë e rajonit në kohë pandemie”, ka shkruar Mjeku në një postim në Facebook
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66