Bebe Rexha, si shumë prej nesh, ka rrathë të zinj poshtë syve. Këngëtarja u shfaq e pagrimuar në një video për Vogue para se të shpjegonte rutinën e saj të kujdesit ndaj lëkurës dhe grimin e frymëzuar nga David Bowie dhe Debbie Harry. I vetmi korrektor që i mbulon rrathët e zinj është Shape Tape Concealer nga Tarte, i cili kushton 27 dollarë. “Këshilla ime është ta lini pak minuta pasi e shtroni dhe më pas ta përhapni. Kështu produkti hyn më në lëkurë”. Ajo e përfundoi grimin me La Mer translucent powder, shtoi fondatinën e La Mer, bronzer nga Fenty dhe Dior dhe blush nga Kylie Cosmetics. Fansat vlerësuan faktin që Bebe i tregoi haptazi rrathët e zinj apo fytyrën e pagrimuar.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66