Analisti politik, Blerim Vela, ka thënë se Thaçi dhe partitë e PANdemisë duan ta formojnë sa më shpejtë qeverinë e re për shkak të koronavirusit, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për këtë po kërkojnë mbështetjen e Quntit dhe jo të qytetarëve.
Vela ka thënë se vet e rrëzuan qeverinë dhe tani kërkojnë mbështetje për grabitjen e pushtetit pa zgjedhje, me arsyetimin për ta luftuar COVID19.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Thaci dhe partite e PANdemise po insistojne tani ne formimin sa me te shpejte te qeverise se re per shkak te #Covid19. Per kete po kerkojne mbeshtetjen e shteteve te kuintit, por jo edhe te qytetareve.
Kur shtetet e kuintit dhe qytetaret i kerkonin partive ne Kuvend te fokusoheshin ne luftimin e #Covid19 dhe jo ne realizimin e lojerave politike, partite e PANdemise nuk donin te degjonin dhe nen dirigjimin e Thacit votuan mocionin e mosbesimit ndaj qeverise.
Vet e krijuan problemin me rrezimin e qeverise dhe tani kerkojne mbeshtetje per grabitjen e pushtetit pa zgjedhje nen pretekstin per te luftuar #Covid19 permes qeverise se re. #Koronakracia
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66