Nga Auron Tare
Simon Wiesenthal në librin e tij të famshëm “The Sunflower” tregon për një çifut në Aushvic, i cili u ndesh me një dilemë të madhe morale. Një dilemë, e cila përfaqëson dilemën e popullit të tij “Faljen ndaj persekutorëve”.
Simon Wisenthal na tregon se si një ushtar SS i plagosur për vdekje kërkonte falje nga i burgosuri i Aushvicit duke kërkuar paqen përpara vdekjes së tij.
Më kot priste në dëshpërim për fjalët e ngushëllimit që mund ti jepnin paqen që kërkonte para vdekjes. “Mbrapa dritares së katit të dytë unë pashë një burrë me një fëmijë të vogël në krahë. Rrobat e tij kishin marrë flakë. Ngjitur ishte nje grua me siguri nëna e fëmijës. Me dorën e lirë, burri vuri pëllëmbën në sytë e fëmijes dhe u hodh në rrugë, gruaja e ndoqi. Nga dritaret e tjera filluan të hidheshin trupa në flakë, ne filluam të qëllonim”. u rrëfye ai.
Ushtari S.S që mendonte se Wisental ishte një përfaqësues i racës së tij përpiqej të kërkonte falje për të çliruar koshiencën përpara vdekjes që po e priste nga çasti në çast.
Ai i lutet çifutit të dënuar në Aushvic për të pranuar faljen e tij , lutej duke pritur me ankth fjalën që do ti sillte një vdekje të qetë. Por djaloshi çifut, i cili me siguri priste vdekjen e afërt në kampin famëkeq edhe pse i rrethuar nga shoket e ushtarit S.S të shtrirë në barele, qëndroi i heshtur derisa ushtari dha shpirt.
Një heshtje e cila e shoqëroi gjatë gjithë jetës së tij si një dilemë e madhe morale. A mund të falën kriminelët.
Ky pasazh i marrë nga libri i një prej ikonave të persekutimit çifut, Wiesenthal flet qartë për dilemën morale nëse duhen falur persekutorët, ata që masakruan një popull të tërë, ata që dogjën me zjarr fshatra të tëra, ata që përdhunuan vajzat e reja që shpërngulen me qindra mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre. Heshtja e Simon Wiesenthal dhe drama morale e heshtjes së tij ka qenë pikë debati për shumë autoritete fetare dhe filozofike. Por heshtja dhe mos falja e këtyre krimeve ka qenë dhe është një prej gurëve të rëndësishem në themelin e Shtetit të Izraelit. Mu kujtua ky debat kur dëgjova kosovarin Baton Haxhiu, i cili me zë dhe figurë propozonte faljen e krimeve serbe.
Unë kam pasur fatin e mirë dhe të keq të isha pjesë e një ekipi britanik që ka ndjekur ngjarjet e Kosovës për 6 muaj në Tropojë në 1998 dhe 6 muaj të tjera në Kukës në 99. E kam përjetuar tragjedinë kosovare me të gjitha tmerret e saja. Kam parë karvanet e pleqve me fëmijë të tmerruar nga dhuna serbe, kam folur dhe nuk më ka zënë gjumi nga përshkrimet e burrave të torturuar dhe traumatizuar nga torturat serbe, kam parë lotët e vajzave të përdhunuara që kishin tentuar vetvrasje. Kam parë djem dhe vajza të reja të ardhura nga Evropa për të luftuar në radhët e UÇK-së të vrarë nga armët serbe. Unë nuk e di se ku ka qenë Baton Haxhiu në këtë kohë por më vjen turp që degjoj nga një kosovar një propozim të tillë. Eshtë një turp per nje gazetar dhe intelektual i cili propozon faljen e krimeve ndaj popullit te tij. Baton Haxhiu nëse ka ndonjë problem mund të shikojë modelin izraelit, i cili vazhdon ende me një këmbëngulje të admirueshme të kërkojë kriminelët naziste kudo në Botë për ti sjellë para drejtësisë. Sjellja përpara drejtësisë e kriminelëve që masakruan popullin çifut edhe pas dekadash ka qenë një force e madhe morale e izraeliteve për ti kujtuar botës mbarë masakrat e shfarosjes. Po Batoni ynë? Për çfarë falje flet?
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66