Spanja ka regjistruar në 24 orët e fundit 301 vdekje nga koronavirusi. Prej disa ditësh shteti iberik ndodhet në “sheshpushimin” e kurbës së virusit që po gjunjëzon botën, pasi diferenca e viktimave ditore por edhe e rasteve është e ulët.
Numri total i viktimave ka shkuar në 23,822 , ndërsa numri i të infektuarëve mbi 230 mijë. Ndërkohë mbi 120 mijë pacientë janë shëruar.
Madridi dhe Katalonja vazhdojnë të jenë dy zonat më të prekura.
Kujtojmë se disa ditë më parë qeveria spanjolle ka shtyrë gjendjen e emergjencës, pasi situata është e vështirë. Kufijtë janë mbylur dhe masat janë drastike. Ndërkohë kryeministri njoftoi se që nga dje do të ketë liridalje për fëmijët dhe për disa të moshuar.
Rastet e konfirmuara në të gjithë botën kanë tejkaluar 3 milion, dhe më shumë se 211 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, sipas të dhënave nga
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66