Për Aleksandër Përdodaj është dhënë masa ‘arrest me burg‘ për vrasjen e raposdit të njohur njohur Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni.
Por Aleksandër Përdodaj ka mohuar se e ka vrarë ai raposodin dhe Preng Simonin. Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se lajmin e rëndë e ka marrë vesh në televizor në orën 16:00.
Në dëshminë e tij, ai ka thënë se raposdin e ka pasur mik dhe ka pasur një konflikt me Preng Simonin, por ky konflikt është zgjidhur 8 muaj më parë.
Mësohet se ai ka thënë:
S’kam lidhje me vrasjen, kam qene në fshat atë dite sepse kam shtëpi dhe blegtori dhe qëndroj vazhdimisht, por në orën 10 kam zbritur në Lezhë, dhe lajmin e mora vesh në televizor në orën 16:00. Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen. Kam pasur konflikt me Preng Simoni 8 muaj më parë, por që e kishim zgjidhur, u morëm vesh me njëri tjetrin. Me Murranin e kam pasur lidhje miqësore, nuk mund ta beja unë atë krim.
Kujtojmë këtu se kjo ngjarje e rëndë tronditi mbarë opinion publik.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66