Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca ka publikuar shifrat zyrtare të 24 orëve të fundit të Covid 19. Rastet janë rritur në 86.306, me 3.977 të raportuara vetëm brenda 24 orëve të fundit. Kjo e ka bërë Turqinë të jetë vendi me totalin më të lartë jashtë Europës dhe SHBA-ve. Ndërkaq, numri i viktimave është rritur me 127, duke shkuar në 2.017.
Deri tani, janë shëruar gjithsej 11.976 dhe janë kryer mbi 35.344 teste ditore. Turqia e raportoi rastin e saj të parë në 10 mars dhe që prej atij momenti, numrat janë rritur me ritme të shpejta. Tashmë ajo është vendi i 7-të më i prekur në botë, me një total prej 634.000 testesh të kryera. Ministri Koca, ka këshilluar sërish qytetarët të vazhdojnë të zbatojnë distancimin social dhe masat e tjera qeveritare.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66