Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend është rritur në 1.101, me 95 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.
Përmes një postimi në Twitter, Koca po ashtu njoftoi se rastet e konfirmuara të koronavirusit në vend janë rritur në 52,167, me 5,138 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.
Koca shkroi se deri më tani gjithsej 2.965 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66