Franca ka shënuar sot ditën “më të zezë” nga koronavirusi.
Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salomon, njoftoi se në 24 orët e fundit në Francë kanë humbur jetën 1417 persona, që është shifra më e lartë e lartë e viktimave brenda një dite në këtë shtet.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka tejkaluar pragun e 10 mijë viktimave.
Sipas të dhënave zyrtare, Franca ka regjistruar 10,328 vdekje nga koronavirusi që pas shpërthimit të epidemisë.
607 nga viktimat e sotme ndërruan jetë në spitalet e vendit, ndërsa 820 vdekje u raportuan në shtëpitë e të moshuarve.
Franca ka regjistruar deri më tani mbi 109 mijë raste me koronavirus, nga të cilët mbi 79 mijë janë raste aktive.
I frikshëm është edhe numri i të infektuarve në 24 orët e fundit. Salomon tha se janë konfirmuar edhe 11,059 raste të reja me Covid-19.
Mbi 7 mijë pacientë ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa mbi 19 mijë të tjerë fatmirësisht kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi.
Franca ka kryer në total mbi 224 mijë teste, gjysma e të cilave ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Burimi: Le Figaro|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66