Deri në 6.6 milion britanikë mund të jenë infektuar nga koronavirus dhe të mos shfaqin simptoma.
Kryekëshilltari shkencor i Britanisë së Madhe, Patrick Vallance beson se rreth 10% e popullsisë mund të jenë infektuar dhe nuk janë raportuar, pasi janë asimptomatikë. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të kryhen teste edhe tek personat që nuk kanë shfaqur simptoma.
Sir Patrick tha:
Një nga testet më të rëndësishme duhet të jetë testi tek personat që mund të kenë patur virusin në mënyrë asimptomatike. Shumica e shifrave që kanë dalë deri më tani janë përqindje të ulëta një shifrore. Nuk mund të themi me siguri sesa është përhapur pandemia pa bërë këto teste. Gjithashtu nuk mendoj se mund të përcaktohet numri i viktimave, pa rënë numri i rasteve të reja. Vetëm kur të kenë rënë rastet e reja të infeksionit, do të mund të kuptojmë sesa viktima mund të kemi.Masat që kanë marrë të gjithë, gjërat e vështira që po bëjmë të gjithë,janë duke bërë një ndryshim dhe do të japin rezultat.
Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66