Kur e gjithë bota është pushtuar nga makthi i koronavirusit, një lajm fantastik vjen nga Italia.
Trajneri i njohur dhe ish-futbollisti, Xhanluka Viali, pas një beteje 17-mujore me kancerin pankreatik, është shëruar plotësisht.
55-vjeçari zbuloi në vitin 2019 se ai po luftonte me këtë sëmundje dhe pas thuajse një viti e gjysmë luftë, ia ka dalë të jetë fitimtar.
Viali mori dje një lajm pozitiv me testet e fundit, që nuk tregojnë shenja të sëmundjes, pas dy cikleve të trajtimit të kimioterapisë.
Ish-futbollisti i Juentusit dhe Çelsit e la futbollin e luajtur në maj të vitit 1999 dhe tashmë, po punon prej vitesh si trajner.

ISA TOWN, BAHRAIN – APRIL 13: Gianluca Vialli of Italy at the Gianluca Vialli and Ruud Gullit Football Masterclass at the Bahrain National Stadium during the first day of the Bahrain Invitational at the Royal Golf Club on April 13, 2012 in Isa Town, Bahrain (Photo by David Cannon/Getty Images)
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66