Eleanor Andrews dhe motra e saj Eileen, ishin dy binjake 66 vjeçare që kishin bërë çdo gjë bashkë në jetë.
Motrat nuk ndaheshin kurrë dhe për fat të keq, as në këtë tragjedi ato nuk u ndanë.
Eleanor dhe Eileen jetonin në të njejtën shtëpi dhe pak ditë më parë, u infektuan nga Covid 19.
Eleanor ishte e para që pati simptoma të virusit dhe vetëm pas katër ditësh u sëmur edhe motra e saj. Ato u shtruan menjëherë në spital, ku për fat të keq ndërruan jetë.
Djali i Eleanor është shprehur:
Më duket ende e pabesueshme, një situatë sureale. Po bëhet çdo ditë e më e vështirë të përballohet. Të gjithë mendojmë se kjo gjë nuk do të na ndodhë ne, derisa ndodh dhe aty kuptojmë vërtetë sesa të pafuqishëm jemi. Tashmë edhe xhaxhai im ka rezultuar pozitiv ndaj virusit dhe lutem çdo ditë që të paktën ai t’ia dalë mbanë. Më duket sikur është një makth dhe kur të zgjohem mamaja dhe tezja ime do të jenë aty.
Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66