Një tjetër ditë tragjike është shënuar sot për Italinë, ku numri i viktimave sërish vijon të mbetet i lartë.
Mbrotja Civile raportoi se gjatë 24 orëve u shënuan 766 viktima nga koronavirusi, ose 6 më shumë se një ditë më parë, kur humbën jetën 760 persona.
E premtja e javës së kaluar ishte dita më vdekjeprurëse nga koronavirusi në shtetin fqinj, ku u raportua për 969 viktima brenda 24 orësh.
Numri total i viktimave nga Covid-19 në Itali këtë të premte ka shkuar në 14,681.
Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka shkuar në 119,827.
Këtë të premte janë konfirmuar edhe 4585 raste të reja, duke e çuar numrin total të rasteve aktive në 83,049.
Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 19,758 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërkohë që 4068 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në kujdes intensiv.
Ditën e sotme janë kryer mbi 38 mijë teste për koronavirus, 5 mijë më shumë se dje.
Burimi: Fanpage.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66