Futbollisti i Evertonit Moise Kean duket se nuk do t’ia dijë për koronavirusin.
Sulmuesi italian, ka tërbuar drejtuesit e Evertonit me veprimin e tij të fundit, teksa ka thyer rregullat e karantinës, duke organizuar një party në shtëpi me disa modele.
Pikërisht kjo nuk është pritur aspak mirë nga klubi i lojtarit, që tashmë do japë edhe një dënim për futbollistin.
Sipas asaj që shkruan “The Star”, Evertoni ka vendosur ta dënojë duke i mbajtur pagën e dy javëve futbollistit.
Veprimi i sulmuesit është i papranueshëm, sidomos në këtë kohë të vështirë për shkak të Koronavirusit, kur kujdesi duhet të jetë i madh dhe Evertoni nuk ka ndërmend ta falë lojtarin.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66