Britania pagoi dy kompani kineze përafërsisht 16 milion paund për dy milion teste të antitrupave, të cilat rezultuan se nuk ishin të besueshme. Mbretëria e Bashkuar, së bashku me çdo vend tjetër në botë, ende po përpiqet të gjejë testin më efektiv i cili mund të prodhohet në masë. Sidoqoftë, kur testet e antitrupave u përdorën, rezultuan të mos jenë efektive dhe me një shkallë të lartë gabimshmërie. Zyrtarët tani po përpiqen të rimarrin fondin e shpenzuar për këto teste.
Zëdhënësi i kryeministrit tha:
Kur testet tregojnë se nuk funksionojnë, sigurisht që do të kërkojmë të na rikthehen shpenzimet tona.
Testimi i koronavirusit aktualisht mund të ndahet në dy lloje: Antigjen dhe antitrupë.Testi i antigjenit është ai që aktualisht po kryhet në të gjithë vendin, i cili tregon nëse dikush ka koronavirus.Por testet e antitrupave do të jenë në gjendje të tregojnë nëse dikush e ka pasur sëmundjen dhe nëse ka imunitet ndaj saj.
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66