Covid-19 nuk ka sjellë vetëm një krizë shëndetësore të madhe dhe një krizë ekonomike. Jeta në karantinë te shumë persona sjell kriza emocionale dhe probleme psikologjike.
Jeta në karantinë ka sjellë edhe më shumë dhunë në familje dhe po ashtu raportohet edhe se është rritur rreziku që gratë të abuzohen seksualisht.
Terapisti, Michael Petery ka thënë
Ka njerëz që kanë humbur punën e tyre, janë të zhgënjyer, janë në izolim dhe kjo sigurisht që sjell agresivitet dhe dhunë në familje. Disa burra e teprojnë dhe me alkolin teksa janë në karantinë, edhe ky është një problem. Izolimi është një provë e vështirë, veçanërisht për çiftet. Gratë mund të abuzohen seksualisht nga burrat e tyre.
Gjithashtu ky terapist ka thënë se ka shumë çifte që kanë kontaktuar me të dhe i kanë kërkuar që t’u bëjë terapi online.
Po ashtu ai ka treguar se gjatë izolim sjellja e partnerit mund të ndyshojë shumë. Sipas Michael Petery ju mund ta gjeni partnerin tuaj duke kontrollua telefonin tuaj dhe shumë sjellje të tjera mund të ndryshojnë, por sipas tij kjo është një gjë normale. Terapisti Michael Petery mbetet optimist, se kjo situatë do të kalojë shumë shpejt.
I këtij mendimi është edhe psikologu Robert A. Coordes. Ky i fundit ka thënë se izolimi duhet parë me pozitvitet dhe burrat duhet mendojnë se janë me pushime dhe se duhet të mbronjnë të mirat, pra partneret tuaja dhe t’i mbroni ato mos t’i dhunoni.
Burimi: noizz.de/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66