Mbrëmjen e kësaj të mërkure dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person në Mitrovicë.Këtë rast e ka konfirmuar edhe Zyrtari për informim i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ndërsa shtoi se me urgjencë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, njofton Klan Kosova.
”Personi i plagosur po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës. Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, është shprehur ai.
Plagosja mësohet se ndodhi rreth orës 22:00 dhe policia pohon se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës.Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me rastin.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66