Hajrullah Tërnava
Mos besimi ndaj Qeverisë Kurti nga ana e deputetëve, është dëshmia më e mirë se si e kemi gjendjen kriminale në Kosovë. Kurti me ardhjen e tij në pushtet, sikur që iu pat premtuar elektoratit të tij, ndërmori masa të qëlluara për luftimin e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi. Ajo çfarë krijoi mbresë më së shumti te elektorati, ishte zbritja e rrogave për të gjithë qeveritarët, duke filluar nga vetja, që nga rroga 2950 euro, e zbriti në 1450 euro. Ndërmori edhe shumë veprime të tjera në të gjitha ministritë dhe institucionet shtetërore, dhe për një muaj bëri zbulime të shumta të krimeve në organet dhe institucionet shtetërore, të cilat i luftonte pamëshirshëm. Në Ministrinë e Drejtësisë u përgatit ligji për konfiskimin e pasurive të arritura në mënyrë jo ligjore, gjë që këto veprime filluan të shkaktojnë dronë-dyshimin te ata që kanë krijuar pasuri marramendëse, e që dihet se këso pasuri të atij niveli kanë mundur të krijojnë vetëm të „fortit e shtetit“. Të trazuar nga këto veprime të Qeveris Kurti, partitë tjera vepruan në mënyrë tani të njohur për opinionin, dhe e organizuan mosbesimin e kësaj Qeverie, që me 82 vota të deputetëve në parlamentin e Kosovës, ra kjo Qeveri, e tani kjo Qeveri është vetëm në ushtrim të detyrave të saja, deri të bëhet një zgjidhje e krijimit të një Qeverie tjetër, qoftë të shkohet në zgjedhje të reja, apo në bazë kushtetutare të zgjidhet një Qeveri si e parasheh kushtetuta e Kosovës. Tani kur po e dimë shkakun dhe arsyen e mosbesimit të Qeverisë Kurti, tani mund të themi se krejt çka u mundua Qeveria Kurti të ndërmerrë, në pastrimin e vendit tonë nga krimi që e ka kaplue, mbetet një mision i dështuar i dekriminalizimit të politikës dhe sistemit të drejtësisë, i iniciuar nga fillimi i mandatit të Qeverisë Kurti. Nëse krijohet një Qeveri e re nga partnerët e PAN-it, situata në vazhdim do t’i përngjajë asaj kohe, sikur që jemi mësuar që nga lufta e këndej, qe 20 vite e më parë. Me përvojat e deritanishme të qeverive të pasluftës, opozita gjithnjë e ka pasur një durim dhe kanë lejuar s’paku të qeveriset Kosova, s’paku për tre muaj (90 ditë), por me këto veprime aq të ngutshme që kjo Qeveri Kurti të ishte vetëm 50 ditë në pushtet, është në të vërtetë me u habitë, edhe për shkak të rrethanave që pandemia (koronavirusi) e ka kapluar botën, dhe tëra shtetet e botës i kanë mbyllur shkollat, universitetet etj., veprimet e ndryshme punonjëse, përpos shitoreve dhe disa punë që janë të domosdoshme për jetesën e njerëzimit.
E patëm rastin që u shtye edhe zgjedhja e Kryetarit të Podujevës, edhe që më parë u krye e tërë fushata parazgjedhore për këto zgjedhje, por u respektua kjo kohë e kësaj pandemie, megjithatë kjo nguti e mosbesimit të kësaj Qeverie me kaq afat të shkurtër të qeverisjes, edhe në këso rrethana të pandemisë është për tu habitur, nga të gjitha partitë në opozitë si shumicë, por kjo na jep me nënkuptuar se individët e këtyre partive të deritashme që kanë qenë në pushtet, janë pasuruar skajshëm dhe u dashtë me e rrëzuar këtë Qeveri, sepse po s’u rrëzua kjo Qeveri, dihej çka i pret ata të “fortit e këtyre partive”, prandaj iniciativa e Qeverisë Kurti, për miratimin hetimin e prejardhjes së pasurisë së paligjshme dhe grupin punues të ekspertëve për Vetingun nuk u arrit të dëshmohet vullneti real për sundimin e ligjit.
Mos ta harrojmë edhe këtë se opinioni i elektoratit në përmasa të mëdha po e përkrah Qeverinë Kurti, dhe nëse ndodhin zgjedhjet në të ardhmen, vlerësimet janë se LVV do ti fitoj edhe shumë më bindshëm votat nga elektorati i saj, sepse me veprimet e saja gjatë 50 ditëve të qeverisjes e bindi elektoratin se krejt çfarë kanë premtuar në fushatën parazgjedhore, tani ndërmori në Qeverinë e sajë, tani ka edhe shumë elektorat të partive të tjera, që me të madhe po e përkrahin Qeverinë Kurti dhe po anëtarësohen në këtë parti, që me veprimet ligjore e bindi popullin se do ta luftoj të keqen, dhe me veprimet e tyre pozitive do t’ia kthejë shpresën e qytetarëve për të jetuar në Kosovën tonë të dashur, ku do të mbretërojnë ligjet dhe Kushtetuta e saj.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66