Bilanc tragjik me viktima vijnë nga Franca, ku vetëm gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën prej koronavirusit 1341 persona.
Në raportin e 24 orëve të fundit, vihet re një shtim i frikshëm viktimash, pasi një ditë më parë u raportuan 541 viktima.
Me shifrat e publikuara mbrëmjen e sotme, e enjte, shkon në 12.210 numri total i të vdekurve.
Ndërkohë numri i të infektuarve të rinj gjatë orëve të fundit është shtuar me 4.799, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 117.749.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66