LAMTUMIRË MIQ!
Të dashur miq, po ju lajmëroj largimin tim përfundimtar nga këtu.
E çmoj pafundësisht kujdesin që keni treguar për mua, e mbi të gjitha në disa çaste, që kanë qenë shumë argëtuese.
Nuk kam ndërmend të rri më këtu e as të hyj përsëri fatmirësisht. Dua t’ju them që nuk kam asgjë kundër askujt apo se po iki për dikë në veçanti.
Ju kërkoj që të mos më kërkoni më sepse nuk do më gjeni! Vetëm disa që kanë qenë shumë të afërt për mua, do dinë si të më gjejnë.
Dua t’ju sqaroj se ndjenjat dhe miqësia për secilin nga ju, kanë qenë të vërteta, e nëse ju kam fyer apo lënduar, ju kërkoj të falur!
Do tërhiqem thjesht, sepse ndiej që nuk i përkas më këtij vendi.
Uroj të jeni mirë, të lumtur e ju uroj më të mirën!
P.s:kjo ishte letra që El Chapo Guzman la në qelinë e tij, kur ia mbathi nga burgu.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66