Takimi i sotëm i partive politike te Presidenti nuk i ngjante fare një takimi të liderëve institucional apo grupeve parlamentare.
Ky takim dhe diskutimet ma shumë i ngjanin takimeve të krerëve të “Pesë Familjeve” mafioze, i kryesuar nga capo di tutti capi. Por në vend të familjeve fiktive Corleone, Tattaglia, Stracci, Barzini, Cuneo, aty ishin kryesuesit e bandave si Haradinaj, Veseli, Limaj, Mustafa e Rakiq.
Njësoj si në takimet e “Pesë Familjeve” të Mario Puzos, prijësit e bandave u deklaruan për natyrën e punëve dhe kthimin në periudhën e para 6 tetorit. Territoret veç janë të ndara tash e 20 vjet. Ato vetëm janë humbur përkohësisht. Tash kthehen tenderat, kuotat e punësimeve partiake, meditjet, ministritë…
Takimi i sotshëm s’kishte fare të bëj me procedura të një shteti ligjor, por me rregulla të pashkruara të bandave politike.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66