Faleminderit që rrëzuat Albinin sepse si Stalin, do ta kishte bërë Europën komuniste, kurse si Hitler,do ta kishte shkatërruar botën!
Ose, si Stalin do ta kishte nisur Luftën e Tretë Botërore, kurse si Hitler, të Katërtën!
Faleminderit kuvetit të Kryetarit Hashim Thaçi, që parashikoi rreziqet dhe shpëtoi njerëzimin!
Ai meriton Çmimin Nobel për shpëtimin e evolucionit në Tokë.
E bekofshin perëndia dhe perënditė Hashimin tonë, që para tri viteve, shpëtoi Kosovën edhe nga Isa Mustafa!
Qofsh i bekuar Ti Hashim dhe u shenjtëroftë emri Jot!
Ta dhuroftë zoti Mustaficën edhe atje, në botën tjetër, si ta dhuroi këtu sa herë të duhej!
Dhe, zoti pastë mëshirë me Rugovën, që Thaçin nuk do ta kishte bërë kurrë kryetar. Tani, as Qosja Jo, por dikur e gjakonte me gjithë zemër!
Naser Aliu
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66