Sot “n’sabah” tek beja “pazare” te tregu i gjelbër, takova nipin e ish- komunistit prej “shqiptari të ndershem”, të ish-lapangjozit, të ish-perzgjedhurit dhe te përkedhellurit te UDB-ës, i cili asokohe kur jetonte në “shehrin” tonë, patrioteve ua merte “masën e samarxhiut”, karakterizohej me arrogancen feudale si dhe me mendësinë e tij çifligare dhe provinciale.., e njihnin si një opingar, i cili asnjëherë nuk mësoi se si lidhet “ushkuri i brekëve”, se si lidhet gomari i stërgjyshit te tij.., i cili për “hater” të.., shpesh ngatërronte historinë, fenë, identitetin dhe gjininë e tij!.., me trup ishte sa një “çerek” burrec, ishte sa një “çerek banjore allaturka”, aq sa ishte në mendje, njësoj si shefi i tij prej krye-hafije, i cili sa herë vinte bythën në kërthizë të “mexhlisit”, aq herë “muhabetit” ia fuste hallagrep, njësoj si mëzi kur i del para pelës!
ps
Për më shumë se pesëdhjetë mote, unë dhe shumë bashkëvendës të mi, e heshtëm “meselene” që llafos pisllëqet e këtij pederasti!
Një fjalë e urtë popullore thotë: “Heshtja është vjedhje, ajo di të vjedhë guximin dhe të vërtetën, në instancë të fundit, heshtja është delikt i rëndë verbal!”
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66