Spanja ka pasur një tjetër ditë të hidhur me numrin e lartë të vdekjeve prej koronavirusit, ku 950 njerëz janë vrarë nga sëmundja në 24 orët e fundit.
Ajo shënon ditën e tretë të njëpasnjëshme të vendit me 849 të vdekur të martën, 864 të vrarë të mërkurën dhe sot kanë ndërruar jetë 950 persona.
Numri i ri ka çuar numrin total të jetëve të humbura në vend në mbi 10,000, duke u rritur nga 9.053 të dje në 10,003 sot.
Numri i rasteve të reja gjithashtu u rrit me 8,102 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin nga 102.136 në 110.238.
Zyrtarët kanë thënë se virusi tani duket se po arrin kulmin në Spanjë, megjithëse momentet e tensionit ndaj mjekëve do mbeten të larta në ditët në vijim.
Burimi: dailymail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66