Një karantinë e sajuar, për njerëz që hiqen a shtiren si burra prej trimash!
Vitin 1961, xhaxhai im, pasi kishte qëndruar për shtatë mote në kazamatin e “Petrova Rupa” të Goli Otokut famëkeq, ishte kthyer te kalamajtë e vet.., dhe që kur kishte desh ta përqafoj çupën e tij.., ajo ishte drejtuar nënës së saj: “Nëno, pa më thuaj, kush është ky njeri!?” Kjo histori nuk do ishte me “tamam” a edhe e plotë, sikur në të, nuk do kërkonin hisen e tyre edhe patriotët tjerë nga Tetova, “toptan” të tillë si xhaxhai ynë! (Vehbi Ahmet Lushi, Sadudin Abdulla Gjura, Gani Selman Luma, Salajdin Efraim Huseini, Nijazi Fanda, Sali Lisi, Ismail Saidi, Muhedin Hadri, Sheref Kazazi, Xhemali Beqiri, Sabri Ramizi dhe qindra të tjerë nga Shkupi, Kumanova, Gostivari, Kërçova, Struga..,nga Kosova, Mali i Zi dhe nga Lugina!).
Eh, sikur xhaxhait tim të ndjerë, sot t’ia kisha parashtruar pyetjen: “Çfarë dallimi ka karantina e jonë me atë të Goli Otokut”.., me siguri do rebelohej!
Tek isha duke e përfunduar statusin dedikuar miqve të mi, im vëlla më tha: “hajt, vëllaçko, mos bëj pordhën prej axhamiu dhe prej pseudo-patrioti!” dhe unë qesh detyruar të mbyll gojën. vëllau i madh, gjithmonë ka të drejtë, pavarësisht se akëcili njeri, nuk ka “habere nga kjo mesele!”
Fadil Lushi
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66