INFORMATË
Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës lidhur me përhapjen e COVID19 në teritorin e komunës së Tetovës, informon qytetarët e komunës së Tetovës si vijon:
🔻Numri i qyteraëve të infektuar me COVID19 në Komunën e Tetovës dhe më gjërë mbetet 13, që dmth në 24 orët e fundit nuk kemi raste të reja të evidentura. Dmth përveç 6 rasteve në teritorin e komunës së Tetovës, gjithashtu janë të evidetuar 7 raste edhe në komunat përreth, edhe atë: 1 në komunën e Zhelinës, 1 rast në komunën e Bogovinës, si dhe 1 në komunën e Jegunovcës, dhe 4 në komunën e Tetarcës.
Për 6 rastet e regjistruara në komunën e Tetovës vlen të theksohet fakti se nuk bëhet fjalë për raste individuale, por të për anëtarë të 3 familjeve të cilët kanë pasur kontakte familjare dhe të njëjtit janë në izolim.
🔻Nga Spitali Klinik në Tetovë rikonfirmuan qëndrimin se janë në gadishmëri të plotë si me paisje ashtu edhe me perosnel ahëendetësor pët të shërbyer qytetarët në rast të një përhapjeje më të madhe të virusit COVID19 ditët dhe javët në vijim;
🔻Nga SPB Tetovë informuan se orari për lëvizje të kufizuar kryesisht respektohet nga qytetarët e komunës së Tetovës, me pëjashtim të disa rasteve që janë në numër shumë të vogël. Gjatë kësaj periudhe gjithsej 210 perosna nga komuna e Tetovës gjenden në karantinë shtetërore, kurse numri i personave që kanë nënshkruar deklaratë për vetë-izolim ka rënë në 55. Gjithashtu janë realizuar edhe 67 kontrolle dhe mbikqyrje ndaj personave me vendim për izolim nga iInspektorati shtetëror sanitar;
🔻Në hotelet e Kodrës së Diellit që shrbejnë si kapacitete për karantinë shtetërore gjithsej janë vendosur 154 persona. Këto kapacitete janë dezinfektuar, në to ka edhe ekipe mjekësore dhe deri më tani gjithçka shkon sipas protokolit të definuar;
🔻Edhe njëherë ripërsërisim apelin deri tek Bankat komerciale në komunën e Tetovës të gjejnë mënyra alternative për ndarjen e pensioneve si dhe të përshtatin oraret e punës, për të evituar rradhët dhe grumbullimin e pensionistëve përpara hapësirave të tyre, duke u nisur nga fakti se pikërisht kjo kategori e qytetarëve është më e rrezikuar nga COVID19;
🔻Mësimi online vazhdon të realizohet në të gjitha shkollat e mesme dhe fillore të komunës së Tetovës.
🔻Shërbimet komunale të NPK Tetova dhe Njësisë Teritoriale Kundër Zjarrit, në vazhdimësi bëjnë larjen dhe dezinfektimin e rrugëve, hapësirave publike si dhe hyrjeve banesore. Pas përmirësimit të kushteve atmosferike me reshjet e dëborës do të vazhdohet edhe ne dezinfektimin e rrugëve edhe në fshatrat e malësisë së Tetovës.
#QëndroNëShtëpi #ShpëtoJetë
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66