Nga Maqedonia e Veriut raportohet se tre pacientë me koronavirus kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.
Raportohet edhe se pacientët që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Maqedononë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit vuanin edhe nga sëmundje të tjera.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën nga koronavirusi 62 pacientë. E ditur bëhet se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shëruar nga koronavirusi 126 pacientë.
Kurse në total numri i personave që janë shëruar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 500.
Thirrjet për të qëndruar në shtëpi në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë. Nuk janë ndalur as thirrjet për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66