Është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Hollandë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit (RIMV) konfirmoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 164 pacientë të prekur nga Covid-19.
Autoritetet shëndetësore raportuan se numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 1651.
Ndërkohë, është rritur me 6% edhe numri i personave të infektuar nga koronavirusi.
Këtë të shtunë janë konfirmuar 904 raste të reja me Covid-19, duke e çuar totalin në 16,627.
250 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërkohë që 1360 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.
RIVM ka theksuar se numri aktual i vdekjeve dhe infeksioneve është më i lartë se shifrat zyrtare, për shkak të mungesës së testimeve.
Burimi: Saltwire|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66