Kudo në botë po flitet për testime, ekspertime në lidhje me vaksinën që do të luftojë koronavirusin. Kanë rezultuar pozitive testimet e parë te minjtë të një vaksine kundër Covid-19 që vendoset në lëkurë, e cila është e lehtë për t’u aplikuar dhe ekonomike.
”Minjtë e vaksinuar në këtë mënyrë prodhojnë antitrupa specifikë kundër virusit”, deklaron kërkuesi italian në Universitetin në Pittsburg, Andrea Gambotto, i cili ka publikuar rezultatet e testimeve të para në revistën EBiomedicine dhe që informon se vaksina mund të jetë gati për të nisur testimet tek njerëzit brenda një muaji.
“PittCoVacc”, është një vaksinë si ngjitëse me 400 mikro-age që hyjnë në lëkurë dhe për 2-3 minuta treten, pa shkaktuar dhimbje dhe më pas lëshojnë antigjenin që nxit përgjigjen imunitare. Testimet e para për pacientët sa më shpejt të jetë e mundur, brenda një muaji.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66