Shkencëtarët e Universitetit “Cornell” në New York kanë zbuluar në pyjet e Panamasë një bletë që është gjysmë mashkull dhe gjysmë femër.
Detajet e këtij studimi u botuan në “Journal of Hymenoptera Research”.
Shkencëtarët theksojnë se bleta nga ana e majtë është një mashkull fiziologjik. Ajo ka një nofull të vogël, delikate, një antenë të gjatë dhe të hollë, një këmbë të pasme delikate me më pak qime. Ana e djathtë ka tipare femërore, antenë më të shkurtër, nofull të theksuar, këmbë të pasme dhe qime të trashë.
Notice: Trying to access array offset on value of type null in /home/customer/www/a-news24.com/public_html/wp-content/themes/goodnews5/framework/functions/posts_share.php on line 66